FSK fiton medaljen e argjendtë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol” - NACIONALE

FSK fiton medaljen e argjendtë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka arritur të radhitet e dyta, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 2024” në Mbretërinë e Bashkuar.

Maqedonci ka njoftuar se FSK është radhitur e dyta në mesin e 111 ekipeve, 37 ekipe ndërkombëtare nga 36 shtete të ndryshme të botës.

Gara “Cambrian Patrol” është një nga garat më sfiduese në botë, ku ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerisë fushore, dhe përballje me situata të burgosurve.”

“Forca e Sigurisë së Kosovës në garë mori pjesë me ekipin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, të cilët treguan angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë gjatë procesit të realizimit të garës.” – ka shkruar Maqedonci.

Lajme të ngjashme