FSK së bashku me Forcat turke kryejnë trajnimin “Patrullimet Kufitare” - NACIONALE

FSK së bashku me Forcat turke kryejnë trajnimin “Patrullimet Kufitare”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin teorik dhe praktik së bashku me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë.

Gjatë këtij bashkëpunim është kryer trajnimi në “Patrullimet Kufitare”, ku janë demonstruar praktika në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave.

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në “ Patrullimet Kufitare” duke realizuar demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre.”- thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme