FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani - NACIONALE

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Dynamic Front 26”, i organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë, përfshirë një togë mortajash.

Ushtrimi “Dynamic Front” synon testimin e ndërveprueshmërisë së ushtrive të NATO-s dhe forcave partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt dhe këtë vit po zhvillohet paralelisht në pesë shtete: Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

Kontingjenti i FSK-së është dislokuar në zonën stërvitore Grafenwöhr në Gjermani me kapacitetet e veta logjistike, ndërsa ka vepruar bashkë me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë së SHBA-së dhe me njësi të Ushtrisë Italiane.

Gjatë ushtrimit, FSK ka realizuar qitje ditën dhe natën me mortaja 120 mm, duke demonstruar profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në funksion të paqes dhe sigurisë.

Lajme të ngjashme