FSK-ja trajnon grupin e dytë për deminim të Policisë së Ukrainës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maëeonci ka bërë të ditur se sot në kazermën e FSK-së "Lidhja e Prizrenit" në Prizren, është përfunduar trajnimin për deminim grupi i dytë i Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës.
Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky grup është trajnuar për gjashtë javë në metodat e eliminimit të rreziqeve nga mjetet shpërthyese, trajnim ky i realizuar nga instruktorët e EUCOM dhe Kompanisë së Deminimit.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj përkrah aleatëve tanë, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në trajnimin e personelit shtesë për punën në fushat e minuara dhe largimin e mjeteve shpërthyese si dhe ofrimin e ndihmës në drejtime tjera në përputhje me zotimet tona si shtet anëtar i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.” – ka shkruar Maqedonci.