FSK-ja realizon edhe një ushtrim të rëndësishëm - NACIONALE

FSK-ja realizon edhe një ushtrim të rëndësishëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kompania e Armëve të FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”

Ky ushtrim është realizuar në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë.

Sipas FSK-së, qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë vlerësimi i kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve.

“Në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, Kompania e Armëve ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”, me qëllim vlerësimin e kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës”, është thënë në njoftimin e FSK-së, duke dhënë detaje tjera.

“Në këtë ushtrim janë validuar togjet e kompanisë, duke u vlerësuar në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe mbështetje më zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë”, ka bërë me dije FSK-ja.

Lajme të ngjashme