FSK-ja po i realizon përgatitjet përfundimtare për garën “Cambrian Patroll” - NACIONALE

FSK-ja po i realizon përgatitjet përfundimtare për garën “Cambrian Patroll”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patroll”, e cila do të mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar.

FSK-ja ka vlerësuar se pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga mbarë bota.

Sipas njoftimit, kjo garë ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikave individuale e grupore të ushtarakëve.

“Gara “Cambrian Patroll” që mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar, po afron, ekipi nga Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për të marrë pjesë në këtë ngjarje që për vite me radhë FSK është pjesë e saj dhe ka treguar rezultate, ekipit tone në përgatitje i është bashkuar edhe një ekip nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të cilët po sfidohen me skenarë të ngjashëm si ato që do të jenë gjatë realizimit të garës. Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga mbarë bota si dhe ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikave individuale e grupore të ushtarakëve tanë”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Lajme të ngjashme