FSK-ja dhe Policia trajnohen në “Taktika me Njësi të Vogla” - NACIONALE

FSK-ja dhe Policia trajnohen në “Taktika me Njësi të Vogla”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komanda e Forcave Tokësore në Istog ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”, trajnim ky i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane.

Përmes një njoftimi për media, FSK-ja ka treguar së në këtë trajnim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Përveç pjesëtarëve të Komandës së Forcave Tokësore, pjesë e këtij trajnimi ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku së bashku treguan përkushtim, disiplinë dhe gatishmëri të lartë për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre. Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave që u mbajt sot në Istog, morën pjese Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj si dhe përfaqësues nga Regjimenti i parë i KFT-së dhe të Policisë së Kosovës”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Sipas njoftimit, ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale për të dy institucionet.

“Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe gatishmërisë fizike të pjesëtarëve , Forca e Sigurisë së Kosovës organizon trajnime të tilla sfiduese që pjesëtarët të jenë sa më të përgatitur fizikisht dhe profesionalisht për realizimin e detyrave në kuadër të njësive të tyre”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme