FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës - NACIONALE

FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

2 orë më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka gjetur trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës.

FSK ka arritur ta gjejë trupin e viktimës me inicialet L.R., pas dy ditësh kërkimesh.

Njoftimi i plotë:

FSK gjenë trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës me inicialet L.R.

I gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim shpëtimit.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Lajme të ngjashme