Fshirja e lajmit për protestën e gazetarëve, Kusari: Webi i RTK-së është vegla ma e dobishme e VV-së
Juristja e mediave, Flutura Kusari, i ka reaguar RTK-së për fshirjen e lajmit rreth paralajmërimit të protestës së punonjësve të këtij institucioni.
Ajo ka bërë me dije se një veprim i tillë është një cenzurë e re në RTK.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se webi i RTK-së është vegla ma e dobishme e VV-së.
“Ditë e re, Cenzurë e re në RTK. Gazetarët janë në hall prej presionit politik. Janë në hall! Ndërsa webi i RTK-së është vegla ma e dobishme e VV-së”, ka shkruar Kusari.