Fshirja e adresave në Luginë të Preshevë, Zogiani i VV-së pyet se ku është SHBA-ja dhe Evropa
Aktivisti i VV-së, Avni Zogiani, ka kritikuar Evropën dhe SHBA-të për mosreagim ndaj shkeljes së të drejtave të shqiptare që po i bënë Serbia në Luginë të Preshevës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur një rast se si një shqiptar i Medvegjës nuk po mund ta regjistrojë veturën e tij për shkak të fshirjes se adresës nga ana e autoriteteve serbe.
Ai ka pyetur se ku është Evropa dhe ShBA-ja përballl këtyre shkeljeve.
“‘E kam token e shpine ne Medvegje. Paguaj tatim, por adresen ma kane fshier. Me heret makinen e regjistroja ne emer te gruas meqe vetem ajo nuk e humbi adresen. Tashti edhe ate e kane fshier. Nuk po mundem me e regjistru makinen, ndoshta duhet ta shes per hekur’, kte e thote nje banor nga Medvegja.
Ku eshte Evropa? Ku eshte Amerika? Apo nuk kane rendesi te drejtat e shqiptareve?! A duhet te vendosin barrikada edhe banoret e Medvegjes per t'iu njohur hallet?!”, ka shkrua Zogiani.