Fshehu dy armë në rastin Sekiraqa-Capat: Një muaj paraburgim për të dyshuarin V.B
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën prej një muaji paraburgim për të dyshuarin V.B në rastin e përplasjes mes Sekeriaqëve dhe Capave, ku mbeti i vrarë një person.
Ai dyshohet për manipulim të provave dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, në rastin e gjuajtjes më armë mes familjve Sekiraqa dhe Capave, në Aktash në Prishtinë.
Në një komunikatë për media, Gjykata Themelore e Prishtinës ka thënë se ai dyshohet të këtë marrë dy armë dhe i ka fshehur në terasën e një lokali.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.09.2024 në Prishtinë, pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim të fshehjes dhe manipulimit me prova, i pandehuri V.B merr dy armë të cilat dyshohet se njëra është e të pandehurit S.S dhe tjetra dyshohet të jetë e të pandehurit F.A, me ç ‘rast shkon në terasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal, ku vërehet se në duar nuk ka më asgjë, e më këto veprime i pandehuri V.B në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Manipulim me prova, po ashtu me të njëjtën datë, i pandehuri ka mbajtur në posedim të paautorizuar armët e zjarrit, të cilat i ka mbajtur në posedim dhe kontroll në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, të cilat armë janë përdorë si mjete për kryerjen e veprave penale, me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor.”, thuhet në komunikatë.