FSB-ja thotë se ka arrestuar tre persona: Po planifikonin sulm në jug të Rusisë - NACIONALE

FSB-ja thotë se ka arrestuar tre persona: Po planifikonin sulm në jug të Rusisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i Rusisë tha të premten se kishte arrestuar tre persona nga një “shtet i Azisë Qendrore” që po planifikonin një sulm në jug të Rusisë.

Në një deklaratë të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve thuhet se FSB-ja “u kishte dhënë fund aktiviteteve terroriste” të tre personave që planifikonin që të shpërthenin një pajisje në një vend publik të rajonit Stavropol, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

Televizioni rus shfaqi pamje të disa burrave të shtrirë në tokë nga agjentët e FSB-së.

Agjencia ruse e lajmeve, “RIA Novosti”, tha se materiale për përgatitjen e një bombe ishin gjetur në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

Javën e kaluar, mbi 140 persona u vranë në një sulm masiv afër Moskës. Autoritetet ruse arrestuan katër shtetas të Taxhikistanit, të akuzuar për kryerjen e sulmit. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS-i, por Rusia i ka fajësuar Ukrainën dhe Perëndimin.

Lajme të ngjashme