Fryma anti-perëndimore në Kosovë, Krasniqi: Marksistët dhe radikalët fetarë janë minierat kryesore të votave në VV - NACIONALE

Fryma anti-perëndimore në Kosovë, Krasniqi: Marksistët dhe radikalët fetarë janë minierat kryesore të votave në VV

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka folur për frymën anti-perëndimore në Kosovës.

Për këtë, ai e ka fajësuar partinë në pushtet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se marksistët dhe radikalët fetarë janë minierat kryesore të votave në VV.

“LVV si lëvizje politike është themeluar për t’iu kundërvënë prezencës ndërkombëtare në Kosovë. Cilës prezencë ndërkombëtare? Nga qershori 1999 prezenca ndërkombëtare në Kosovë ka qenë me dominim absolut të Perëndimit. Pra, LVV ka pasur që nga fillimi një frymë antiperëndimore. Atë frymë e ka bartë edhe në qeverisje. Veprimet e pakoordinuara të qeverisë LVV-Kurti me SHBA-n, me NATO-n e me BE-në, kanë sjellë shumë probleme për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.

Me tej, ai ka përmendur elementet antiperendimore që bashkohen në VV.

“Bashkimi Evropian ka vendos masa kundër Kosovës, NATO pati suspenduar FSK nga manovrat e saj, SHBA u detyrua ta kritikonte qeverinë e Kosovës për vendimin për targat, për mënyrën e inaugurimt të kryetarëve të komunave në veri, për vendimin e BQK-së për dinarin. E vërteta është se tregohen naiv ata që kujtojnë se në Kosovë nuk ka një frymë autoktone të fuqishme antiperëndimore. Në fakt, qeveria Kurti e ka përkrahjen kryesore pikërisht nga ajo frymë. Dy grupimet e mëdha ideologjike, marksistët (a majtistët) dhe radikalët e maskuar fetarë, janë armiq ideologjikë të Perëndimit. E pra, këto grupime janë dy minierat më të mëdha të votave të LVV. Thjesht, nuk ka asgjë të paparashikueshme, ka kontinuitet”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme