Franca e akuzon Rusinë se po e përdor gazin si armë lufte - NACIONALE

Franca e akuzon Rusinë se po e përdor gazin si armë lufte

1 vit më parë

nga NACIONALE

Franca e akuzoi të martën Rusinë se po e përdor furnizimin me energji si “armë të luftës”, pasi gjiganti rus i gazit, “Gazprom”, e pakësoi furnizimin për njërën nga kompanitë kryesore dhe u përgatit që ta ndalë qarkullimin përgjatë një gazsjellësi të rëndësishëm drejt Gjermanisë.

“Shumë qartazi, Rusia është duke e përdorur gazin si armë lufte dhe ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq të ndërprerjes së plotë të furnizimeve”, tha ministrja franceze e Tranzicionit Energjetik, Agnes Pannier-Runacher.

Ajo foli, pasi kompania franceze e energjisë, “Engie”, tha se do të marrë më pak gaz nga “Gazprom”-i nga e marta për shkak të një mosmarrëveshjeje të paspecifikuar kontraktuale.

Evropa tashmë është përgatitur për pakësim të furnizimit, pasi kompania ruse do ta mbyllë gazsjellësin “Rrjedha Veriore 1” për në Gjermani nga e mërkura deri të premten për shkak të mirëmbajtjes.

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, u bëri thirrje të hënën kompanive që të paraqesin plane për kursimin e energjisë më së largu muajin e ardhshëm, duke paralajmëruar se ato do të goditen të parat, nëse Franca detyrohet që ta kufizojë furnizimin me gaz dhe me energji elektrike.

Lajme të ngjashme