Franca dhe India pajtohen për prodhim të përbashkët të armëve - NACIONALE

Franca dhe India pajtohen për prodhim të përbashkët të armëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Franca dhe India janë pajtuar që të punojnë së bashku për prodhim të përbashkët të pajisjeve të mbrojtjes, përfshirë helikopterë e nëndetëse për forcat e armatosura indiane e prodhim për vendet mike, tha qeveria indiane.

Marrëveshja u arrit gjatë një vizite të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili u takua me kryeministrin indian, Narenda Modi, dhe mori pjesë në një banket shtetëror të organizuar nga presidentja e Indisë, Draupadi Murmu, u tha të premten vonë në një deklaratë të qeverisë, raporton agjencia “Reuters”.

Macroni dhe Modi u pajtuan për zgjerimin e lidhjeve dypalëshe në prodhim në fushën e mbrojtjes, energji bërthamore, hulumtime në hapësirë dhe përdorim të inteligjencës artificiale për shërbime publike si ndryshime klimatike, shëndetësia e bujqësia, thuhet më tej në deklaratë. Aty nuk u përmend vlera financiare e ndonjë marrëveshjeje.

Pas Rusisë, Franca është furnizuesja më e madhe e Indisë me armë. Shteti i madh aziatik është mbështetur me dekada te Parisi për të blerë aeroplanë luftarakë.

Macroni tha se Franca do të krijojë kushte për të tërhequr deri në 30 mijë studentë indianë në vit për shkollim të lartë në vendin e tij.

Lajme të ngjashme