Sindikata e Policisë nxjerrë fotografi me policin e plagosur
Plagosja e dy policëve në Skenderaj mbrëmjen e së shtunës, ka shqetësuar vendin. Pas kësaj ngjarje dy policët e plagosur, janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm.
E një fotografi e tyre në ambientet e dhomës së QKUK-së është bërë publike nga ana e Sindikatës së Policisë.
Në një komunikatë kjo Sindikatë ka thënë se gjendja e policit është stabile.
"Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile", thuhet në komunikatë.
