Forumi në Davos, Stano: Nuk do të ketë takim Kurti-Vuçiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, i cili do të mbahet javën e ardhshme, por nuk do të takohen për të diskutuar rreth proces të dialogut.
Këtë e ka bërë të ditur për Kohën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Nuk do të ketë takim dialogu në Davos”, ka thënë Stano.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, dje ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botërorë në Davos të Zvicrës, i cili do të mbahet nga 15 deri më 19 janar.
Ai nuk ka treguar nëse do të këtë një takim të mundshme në mes të dy liderëve, por ka thënë se ndihet i kënaqur që Kurti dhe Vuçiq do të jenë prezent në këtë forum.
Në llogarinë e tij në “X”, diplomati gjerman ka shkruar se temat që do të diskutohen në këtë forum do të reflektojnë edhe mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë - Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezent”, ka shkruar Rohde.