Forumi i Paqes: Osmani publikon foto nga disa bashkëbisedime që pati - NACIONALE

Forumi i Paqes: Osmani publikon foto nga disa bashkëbisedime që pati

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin e Paqes në Paris.

Në këtë fotografi Osmani shihet duke bashkëbiseduar me liderë nga vendet e ndryshme të botës.

“Bashkëbisedime me liderë nga vende të ndryshme të botës, aleatë dhe miq të rinj të Kosovës, gjatë Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili u mbajt në Paris.

Gjatë qëndrimit në Francë, Osmani dhe Kurti janë takuar edhe me Presidentin, Emmanuel Macron, si dhe kanë marrë pjesë në darkën e organizuar në Pallatin Élysée.

Lajme të ngjashme