Formimi i qeverisë së re, Bugaqku: Ka një tendencë të VV-së për diskutim privat me deputetë të caktuar - NACIONALE

Formimi i qeverisë së re, Bugaqku: Ka një tendencë të VV-së për diskutim privat me deputetë të caktuar

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, ka bërë me dije se VV-ja ka një tendencë që t`i` kontaktojë individualisht deputetët e partive tjera për formimin e qeverisë Kurti 3.

Ai ka vlerësuar se kjo po bëhet në mungesë të një marrëveshje politike me ndonjërën nga partitë politike opozitare.

Sipas tij, VV-ja deri me tani nuk ka treguar se është e gatshme për ndonjë kompromis politik me partitë tjera.

“Po vërehet që ka një tendencë të diskutimit privat me deputetë të caktuar të Kuvendit të Kosovës dhe mbase ata janë duke bërë përpjekje që në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të gjejnë ndonjë deputet, i cili jep votën pro formimit të Qeverisë dhe pro kabinetit të Qeverisë Kurti 3”, ka thënë Bugaqku, raporton Koha.

Lajme të ngjashme