Formacionet zyrtare: Ballkani – Slavia Praha - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Ballkani – Slavia Praha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonte, Ballkani do ta luajë ndeshjen e fundit në “Fadil Vokrri” në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku do të jetë nikoqir i Slavia Prahas. Ndërkohë trajnerët e skuadrave respektive kanë ndarë mendjen edhe për formacionet zyrtare.

Për të dy skuadrat do të jenë një ndeshje për “jetë a vdekje”. Hapi fals është i papranueshëm. Vetëm për barazim nuk do të luhet sonte në “Fadil Vokrri”, sepse asnjërës skuadër nuk i konvenon ai.

Këto janë formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë me fillim në ora 21:00.

Kujtojmë se Ballkani për momentin zë vendin e fundit në Grupin G me 4 pikë, po aq pikë sa ka edhe skuadra çeke e Slavia Prahës, vetëm se me goldallim më të mirë, si dhe me një përparësi që ka fituar ndeshjen e parë direkte 3:2 ndaj kampionit kosovar.

Ndërsa dy vendet e para në grup i ndajnë Sivasspor me Clujin me nga 7 pikë. Këto dy skuadra do të ndeshen ndaj njëra-tjetrës në po të njëjtin orar me ndeshjen që do të luhet në “Fadil Vokrri”. Ndeshja në fjalë do të luhet me ekipin turk si vendës.

Lajme të ngjashme