Forcat turke që erdhën pas tensioneve në Veri, nesër largohen nga Kosova - NACIONALE

Forcat turke që erdhën pas tensioneve në Veri, nesër largohen nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat turke të dislokuara në Kosovë gjatë tensioneve në veri, do të kthehen në Turqi, pasi kanë përmbushur misionin e tyre.

Në lidhje me këtë ka njoftuar Minstria turke e Mbrojtjes, duke thënë se ata kanë përmbushur me sukses misionin e tyre për sigurimin e paqes në Kosovë nga 10 qershori deri më 31 gusht.

Njësia jonë e dislokuar, pas mbërritjes së saj në kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 6 qershor 2023, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e paqes në Kosovë ndërmjet 10 qershorit dhe 31 gushtit dhe ka përmbushur me sukses misionin e saj”, kanë njoftuar nga Ministria turke e Mbrojtjes.

Turqia vazhdon të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të detyrave në OKB, NATO, BE dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), si dhe në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe dhe monitoron nga afër zhvillimet në Ballkan, ku ekzistojnë vlera të përbashkëta historike dhe kulturore”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë se Turqia vendosi trupa shtesë në Kosovë në qershor të këtij viti në përgjigje të kërkesës së NATO-s pas protestave të dhunshmë në veri të vendit, ku u lënduan disa pjestarë të KFOR-it.

Lajme të ngjashme