Forcat amerikane po ndihmojnë në ndërprerjen e sulmeve iraniane ndaj Izraelit
Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se ushtria amerikane po ndihmon në ndërperjen e raketave dhe dronëve iranian që po lëshohen drejt Izraelit.
Kështu ka deklaruar ai për “CNN”, ku raportoh se forcat amerikane janë duke përdorur kapacitetet e tyre detare dhe ajrore për të ndihmuar në neutralizimin e këtyre sulmeve.
Kjo nuk është hera e parë që SHBA angazhohet në mbrojtjen e Izraelit nga sulme të tilla pasi ushtria amerikane ka ndërhyrë edhe në sulme të mëparshme të ngjashme, duke ndihmuar në rrëzimin e raketave dhe dronëve të lëshuar nga Irani.
Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon.
Pak më herët, Irani nisi sulmet hakmarrëse ndaj Izraelit, ku deri më tani, janë konfirmuar shtatë persona të lënduar.