Po të isha president i Barcelonës, Messi do të ishte akoma këtu
S P O R T
Kandidati për president në zgjedhjet e kaluara për president të Barcelones, Victor Font, ka treguar se kishin hartuar një plan se si ta mbanin Messin akoma në Camp Nou.
Barcelona u detyrua ta shihte një skenë që nuk do ta paramendonte kurrë. Një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit po iu largohej si lojtar i lirë në drejtim të Paris Saint-Germain, dhe për arsye të financave nuk mund të bënin asgjë.
Fonte thotë se nëse do bëhej president, plani ishte që t’i ofronin një kontratë të përhershme dhe një brand, njëjtë siç e ka Michael Jordan me Nike.
“Plani ynë për mbajtjen e Messit këtu ishte që të shkurtonim rrogat dhe humbjet dhe pastaj t’i ofronim një kontratë të përhershme e pse jo edhe një mundësi brendimi si Jordan me Nike. Sa jemi duke folur, Jordan Brand ka kaluar shitjet me mbi 5 miliardë dollar këtë vit, ku nga kjo marrëveshje Jordan përfiton 150 milionë në vit, që i bie më shumë çdo basketbollist aktiv në NBA.”