“Foli një orë si Kastro”, Berisha për fjalimin e Ramës në KiE: Turpërim i vërtetë - NACIONALE

“Foli një orë si Kastro”, Berisha për fjalimin e Ramës në KiE: Turpërim i vërtetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu opozitar në Shqipëri, Sali Berisha, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka komentuar edhe refuzimin nga Grupi i Partive Popullore Europiane për të marrë pjesë në një darkë pune me shefin e qeverisë shqiptare.

Postimi i plotë:

Skandaloze vizita dhe fjalimi i Ramës në Asamblenë Parlamentare të KiE.

Rama flet si Kastro 1 orë në Asamblenë Parlamentare të KiE. Përgjigjet e pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE, idioteske dhe trashanike. Presidenca e Këshillit të Europës refuzon të marrë pjesë në darkën e tij. Grupi parlamentar EPP/DC, që është dhe grupi më i madh i Asamblesë vendos bojkoton e darkës së shtruar nga Rama. Turpërim i vërtetë!

Anëtarët e grupit EPP/DC

Me keqardhje të thellë, pas ndërhyrjes pasditen e sotme në Asamble të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, Komiteti Presidencial ka marrë një vendim për të refuzuar ftesën e Kryeministrit për një darkë pune.

Members of the EPP/CD Group

It is ëith my deep regret that, folloëing the intervention this afternoon in the Assembly by Albanian Prime Minister Mr Edi Rama, the Presidential Committee has taken a decision to decline the invitation of the Prime Minister to a ëorking dinner.

Aleksander POCIEJ

EPP/CD Group President

Membres du Groupe PPE/DC

C'est avec un profond regret que, suite à l'intervention cet après-midi devant l'Assemblée du Premier Ministre albanais M. Edi Rama, le Comité Présidentiel a pris la décision de décliner l'invitation du Premier Ministre à un dîner de travail.

Aleksander POCIEJ

Président du Groupe PPE/DC.

Lajme të ngjashme