Flutura Kusari lavdëron KPM-në për rastin "Klan Kosova": Sot ishte ditë e mirë për lirinë e medias
Juristja e medias Flutura Kusari ka lavdëruar punën e Komisionit të Pavarur për Media, i cili sot ka shqyrtuar lëndën rreth licencës së televizionit Klan Kosova.
Në profilin e saj në “Faceboook”, ajo ka shkruar se fjalimi nga kryesuesit të KPM, Jeton Mehmeti, ishte shumë profesional
“Udheheqje fantastike e takimit nga ana kryesuesit te Komisionit te Pavarur per Media dhe qasje korrekte. Bravo. Fjalimi nga kryesuesi ishte shume profesional. Mediat duhet te pergatisin dokumentacionin e duhur per te ofruar transparence dhe informacione rreth pronesise. Sot ishte dite e mire per lirine e medias”, ka shkruar Kusari.
Sot KPM-ja ka vendosur me vota unanime që Klan Kosovës, t’i jap një afat prej 30 ditësh për t’i rregulluar dokumentacionet.