Fluks i madh në kufi pas festave: pritje deri në 90 minuta - NACIONALE

Fluks i madh në kufi pas festave: pritje deri në 90 minuta

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Përfundimi i festave të fundvitit ka rikthyer sërish fluksin e madh në pikat kufitare.

Mijëra bashkatdhetarë po kthehen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, pas përfundimit të pushimeve.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet për dalje nga Kosova në disa pika kufitare arrijnë deri në një orë e gjysmë, ndërsa në pika të tjera ato mbeten minimale, deri në 5 minuta.

Lajme të ngjashme