Florin Krasniqi: Nëse LVV ka krijuar strukturë paralele brenda AKI-së, rreziku shtetëror është i lartë
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, i cili ka qenë kryetar i komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka thënë se nëse VV ka krijuar strukturë paralele brenda AKI-së atëherë rreziku shtetëror është shumë i lartë.
“Nëse Vetëvendosja ka arritur me ndërtu strukturë paralele brenda AKI-së, rreziku kombëtar është më i madh se na mundemi me paramendu. Nuk guxon me ndodh, për atë është me ligj që kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së të jetë nga opozita”, ka deklaruar ai në “Pressing” të T7.
“Nëse është vendosur pajisja pa lejen e gjyqtarit atëherë është akt kriminal, njerëzit që e kanë vendosur duhet me u arrestu. Nëse është me leje të gjyqtarit atëherë gjyqtari duhet me dëshmu që Vehbiu ka përbër rrezik kombëtar. Unë nuk mendoj që Vehbiu e kërcënon Kosovën”, ka thënë Krasniqi.