Greva: Drejtoresha e Sindikatave të Arsimit të Evropës takohet sot me Kurtin e Jasharajn
Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken po qëndron në Kosovë.
Flocken, disa ditë më parë përmes një lidhje online me SBASHK-un ka mbështetur grevën në arsim dhe ka kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.
Ajo gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth grevës në arsim.
Takimin e kanë konfirmuar SBASHK-u, përmes një komunikatë ku kan thënë se përveç takimit me ta, Flocken do të takohët edhe më kryeministrin Albin Kurti.
Pas këtyre takimeve SBASHK-u, do të dal në një konferencë për medie.
“SBAShK-u mban konferencë ku do të jetë prezentë edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) Susan Flocken. (Zyra e SBAShK-ut), në ora 19 00”, thuhet në njoftim .