Flet ushtari i sulmuar nga rusët në Gramsh - NACIONALE

Flet ushtari i sulmuar nga rusët në Gramsh

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një nga ushtarët e sulmuar nga rusët në uzinën ushtarake në Gramsh, tha se kishte djegie në fytyrë dhe se i kishte ikur shikimi për disa minuta.

Teksa u vizitua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në ambientet e spitalit të QSUT-së, ushtari tha se e neutralizoi shtetasin rus derisa erdhën patrullat e policisë.

“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë./euronews

Lajme të ngjashme