Flet Lushtaku pas intervistimit: Kurti mos ta përdorë pushtetin për qëllime të veta
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi u lirua në procedurë të rregullt, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mos e përdorë pushtetin për interesa personale.
Lushtaku ka deklaruar se institucionet shtetërore nuk duhet të përdoren për qëllime politike.
“Albin Kurtit mos ta përdorë pushtetin për qëllime të veta. I bëjmë thirrje nga këtu, mos ta përdorë pushtetin, mos ta përdorë policinë, mos ta përdorëë prokurorinë, mos ta përdorë gjykatën”, ka thënë Lushtaku.