Flet babai i Naimit: Fëmijët mbrëmë kërkuan dajtë, ne më nuk kemi besë nga familja e Liridonës
Shaban Murseli, babai i Naimi, që dyshohet sa ka organizuar vrasjen e Liridonës, ka folur për gjendjen e dy fëmijëve të viktimës.
Ai ka treguar se ata për herë të parë mbrëmë kanë kërkuar dajtë e tyre.
Ai ka bërë me dije se më nuk kanë besë nga familja e Lirodonës.
“Fëmijët e Liridonës mbrëmë për herë të parë i kanë kërkuar dajtë. Ne nuk kemi asnjë kontakt me familjen Ademaj. Unë i kam dërguar dy persona tek familja e Liridonës dhe kam kërkua të marr pjesë në rivarrim, nuk më kanë kthyer përgjigje. Besë kemi pas dy ditë, dy ditë kanë kalua dhe ne nuk kemi më asnjë informatë tjetër”, ka thënë Shaban Murseli, në një prononcim për “Indeksonline”.