Flet babai i “Calit”: Lajm i vështirë, nuk kemi prit dënim kaq të rëndë
Ndaj dënimit të Gjykatës Speciale për ish-eprorin e UÇK-së, Sali Mustafa, kanë reaguar edhe familjarët e këtij të fundit.
Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ka thënë se e ka përjetuar shumë rëndë dënimin e djalit të tij me 26 vite burgim.
Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka thënë se familja nuk e ka pritë këtë dënim.
“Lajm i vështirë boll, veç s’kemi çka me ba. Nuk e kemi prit këtë dënim kaq të rëndë. Fatin e ka pas kështu – i pa fat si tash si para luftës e edhe pas luftës”, ka thënë Mustafa.
Ai ka folur edhe për dënimet që regjim serb kishte bërë ndaj djalit të tij.
“Pa fat para luftës pasi herën e parë kur e patën dënu me të thënë të drejtën hiq s’u pata mërzitë se e disha që serbët e dënojnë atë, por sot ishte shumë e rëndë”, është shprehur Mustafa.