Flasin nga MPJD për kontratën e Gani Jakupit: Është e klasifikuar - NACIONALE

Flasin nga MPJD për kontratën e Gani Jakupit: Është e klasifikuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë që kontrata e Gani Jakupit është e klasifikuar, duke u thirrur në Ligjin për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.

Kështu kanë bërë të ditur nga MPJD-ja për Kallxo.com, që sipas mediumit kanë kërkuar më shumë se dy muaj për kërkesë nga ministria për kontratën e Jakupit, por asnjëherë nuk kanë marrë qasje.

Në fund mediumi ka bërë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, ku këta të fundit kanë insistuar tek MPJD për t’i ofruar Kallxo.com, qasje të plotë (kopje fizike apo elektronike) ndaj dokumentit përkatës, respektivisht kontratës së lidhur javë më parë, duke respektuar afatin e përcaktuar në vendimin e 22 dhjetorit të AIP, i cili ka karakter detyrues ndaj MPJD-së.

Pas aprovimit, MPJD ka tha që kjo kontratë është e dhënë e klasifikuar, “sipas Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, paragrafi 4 i Nenit 7; dhe paragrafi 1 dhe 2 i Nenit 8; që ndërlidhet edhe me paragrafin 1.3.1 dhe 1.3.3 të Nenit 4, të këtij ligji,” - duke arsyetuar kështu mosdhënien e qasjes.

AIP-ja ju ka drejtuar MPJD-së që “deri në këtë fazë, e drejta e palës ankuese nuk mund të konsiderohet si e jetësuar, sepse institucioni juaj është obliguar përmes Vendimit A-841/2023 i AIP-së që të ofrojë qasje në kontratat, në këtë rast, sipas pohimit tuaj për ekzistimin e vetëm një kontrate të tillë, e lidhura nga MPJD për shërbimet e lartpërmendura.”

Lajme të ngjashme