Flamuri presidencial përkrah atij të Kosovës, Musa i reagon Presidencës: Këto lëshime amatoreske na qesin keq
Njohësi i rrethanave politike, Lekë Musa, i ka reaguar Presidencës së Kosovës, e cila në takimet zyrtare flamurin presidencial po e vendos krah flamurit të Republikës së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se në pritje të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë prezent duhet të jetë vetëm flamuri i Republikës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Musa ka shkruar se këto janë lëshime amatoreske që e qesin Kosovën keq në arenën ndërkombëtare.
“Ketu flamuri i vetem qe duhet te jete eshte aj i Kosoves. Flamuri presidencial nuk eshte i barabart me Flamurin e Shtetit te Kosoves. Keto leshime amatoreske na qesin shume keq nderkombtarisht”, ka shkruar Lekaj.
Një fenomen i tillë është vërejtur edhe sot gjatë pritjes se Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, nga presidentja Vjosa Osmani.