Flamuri i Kosovës në komunë të Mitrovicës së Veriut, Muharremi: Nuk është kundër serbëve - NACIONALE

Flamuri i Kosovës në komunë të Mitrovicës së Veriut, Muharremi: Nuk është kundër serbëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar vendosjen e flamurit të Kosovës në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky akt nuk është kundër serbëve lokal të Kosovës, por kundër informalitetit dhe krimit.

“Jepni komplimente Albin Kurtit dhe institucioneve të vendit për ngritjen e flamurit të republikës në veri, mos hezitoni. Ky akt nuk është kundër serbëve lokal të Kosovës por është kundër informalitetit dhe krimit, për rregull e rend. Është gjithashtu si rezultat i normalizimit dhe procesit të dialogut. Me rëndësi është jo vetëm me vendosë por edhe me ruajt gjatë. Me rëndësi është me i ndëgju dhe mbrojtë qytetarët e asaj pjese se ata janë të abuzuar qe 24 vjet. Paqja dhe prosperiteti i tyre, është paqe dhe rahati, e ardhme më e mirë për ne, për gjithsecilin”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme