Flamur Marku: Asnjë gur i hequr s`mund ta zbehë sakrificën Pashkë Markut
Largimi i gurit përkujtimor të Pashkë Markut, nënës gjakovare që dogji veten pas varrimit të bijve të saj, ka nxitur reagime të shumta.
Pas këtij veprimi ka reaguar edhe nipi i saj, Flamur Marku.
Pulmologu Marku ka thënë se asnjë shkëmb nuk do mund ta përshkruante dhimbjen e kësaj gruaje shqiptare.
“Asnjë shkëmb nuk do mund ta përshkruante dhimbjen e Nanës Pashkë për bijet e vrarë nga forcat armike serbe dhe as një gur i hequr nuk mund ta zbehë kurrë sakrificën dhe mesazhin e saj per Boten me aktin e Vetëflijimit”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.