"Flamuj, dokumente": Prokuroria po i interviston disa persona pas aksionit në Pejë e Istog kundër strukturave paralele
Sot Policia e Kosovës ka intervenuar në disa fshatra të Pejës e Istogut kundër strukturave paralele të Serbisë.
Në lidhje me këtë temë, Prokurroia Themelore e Pejës ka dhënë disa detaje.
Sipas zëdhënësit të kësaj prokurorie, tashmë janë duke u intervistuar disa persona si të dyshuar.
“Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në disa fshatra të cilët janë në kompetencë e Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin se ka pasë struktura ilegale dhe njëkohësisht gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të dyshimta, janë hequr flamuj, ndërkaq persona të dyshuar për momentin janë duke u intervistuar në stacionin policor.” – tha Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, për Express.