Fjalimi i vjetor i presidentes, Ramadani: Patriotizmi kushtetues e kërkon rrëzimin tuaj nga pushteti - NACIONALE

Fjalimi i vjetor i presidentes, Ramadani: Patriotizmi kushtetues e kërkon rrëzimin tuaj nga pushteti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka komentuar fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, të cilin e ka mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai është ndalur të fraza e shefes se shtetit, e cila ka thënë se sot Kosova ka “nevojë për patriotizëm kushtetues".

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramadani ka shkruar se këtu shihet farsa e partisë në pushtet.

“Sot Vjosa Osmani tha se "sot kemi më shumë se kurrë nevojë për patriotizëm kushtetues". Këtu shihet farsa e partisë në pushtet. E nisën rrugëtimin politik për patriotizëm anti-kushtetues sepse "kushtetuta që e ndalon bashkimin me Shqipërinë ishte imponim prej imperialistëve". "Neve na duhet Republika e Tretë që tejkalon rendin juridik të Ahtisaarit." Pastaj e pranuan kushtetutën sa për sy e faqe. Përfunduan duke e shkelë atë shumë herë, por jo për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë, por për hesape të tyre partiake, për të ngopur apetitet për përndjekje të kundërshtarëve politikë. Tash po thonë që na duhet patriotizmi kushtetues, pasi me marrëveshjet e tyre në dëm të shtetit e kanë rrezikuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Me juve, kushtetuta, shteti dhe të gjitha arritjet shtetërore e kombëtare janë në rrezik. Andaj patriotizmi kushtetues e kërkon rrëzimin tuaj nga pushteti”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme