Fjalimi i Rexhep Selimit në Speciale: Jam çlirimtar, luftën e nisa me Adem Jasharin, e përfundova me NATO-n - NACIONALE

Fjalimi i Rexhep Selimit në Speciale: Jam çlirimtar, luftën e nisa me Adem Jasharin, e përfundova me NATO-n

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot bëhen dy vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit nga ana e Gjykatës Speciale.

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi, që është edhe deptutete e VV-së, e ka shpërndarë fjalimin e bashkëshortit të saj.

Në mes tjerash, në fjalimin e parë të tij, z.Selimi thotë se është çlirimtar që luftën e ka nisur me Adem Jasharin, komandantin legjendar të UÇK-së, dhe e ka përfunduar me NATO-n.

Unë jam vetëm një çlirimtar, që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me gjeneralin Clark, me NATO-n”, ishte fjalimi i parë i Selimit në Gjykatën Speciale.

Lajme të ngjashme