Fjalimi i Osmanit ku kritikonte marrëveshjen e nënshkruar nga Trump, Mehmetaj: Është mirë ta kujtojë secili
Gazetari Lirim Mehmetaj ka rikthyer në vëmendje kritikat e ish-presidentes Vjosa Osmani për Marrëveshjen e Uashingtonit, për të cilën deklaronte se e shkelë Kushtetutën e Kosovës.
Në një shkrim në rrjetin social, ku ka bashkëngjitur edhe një video, Mehmetaj ka thënë se është mirë ta kujtojë secili deklaratën e Osmanit atë kohë.
“Por, është mirë ta kujtojë secili, se Osmani marrëveshjen që Avdullah Hoti, pra kryeministri i LDK-së, e pati nënshkruar me Donald Trump-in, pra Amerikën, kjo e pati quajtur Marrëveshje që e shkelë Kushtetutën e Kosovës.
Deri kaq larg pati shkruar në servilosje ndaj Albin Kurtit”, ka shkruar ai.