Fjalimi i Mbretit Charles përfundon me homazh për “mamanë e dashur”
Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar Charles III, ka përfunduar fjalimin e tij të parë publik me fjalët e mëposhtme:
“Dhe mamasë sime të dashur, ndërsa fillon udhëtimin e saj të fundit të madh për t'u bashkuar me babain tim të ndjerë, dua t'i them thjesht këtë: faleminderit.
Faleminderit për dashurinë dhe përkushtimin ndaj familjes sonë dhe ndaj familjes së kombeve që i keni shërbyer me kaq zell gjatë gjithë këtyre viteve."