Fjalimi i Edi Ramës për Thaçin dhe UÇK-në, Grenell: I jashtëzakonshëm
Ish i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka reaguar për fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, kundër raportit të Dick Martyt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Twiiter, Grenell e ka vlerësuar fjalimin e Ramës, si të jashtëzakonshëm.
“Thirrja e kryeministrit Edi Rama për lirimin e presidentit të Kosovës Thaçi është e jashtëzakonshme”, ka shkruar Grenell.
Prime Minister @ediramaal calling for the release of Kosovo President Thaci is savage. cc: Europehttps://t.co/3jaqxQqD8N
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 13, 2022