Fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës, reagon djali i ish-presidentit Thaçit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati një fjalim 1-orësh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai kritikoi anëtarët e Asamblesë që votuan raportin e Dick Martyt, mbi bazën e të cilit u krijua Gjykata Speciale.
Ndaj fjalimit të Ramës, ka reaguar djali i Hashim Thaçit, Endriti.
“Mburrje, krenari dhe lehtësim nga çfarë i dëgjua nga Edi Rama në KiE. Historia e UÇK-së do triumfojë përherë. Familja Thaçi i falënderohet me përkulje KM të Shqipërisë dhe e përkrahë fuqishëm në luftën e tij për të vërtetën. Fundi ka për rezultat fitoren, si gjithmonë”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.
Postimi:
