“Fjalë të poshtra”: Mirena i ashpër me Kurtin pas raportimeve ku pretendohet të ketë përdorur gjuhë fyese ndaj NjSI-së - NACIONALE

“Fjalë të poshtra”: Mirena i ashpër me Kurtin pas raportimeve ku pretendohet të ketë përdorur gjuhë fyese ndaj NjSI-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të medias Albanian Post përmes burimeve të saj ku pretendohet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me Njësitet Speciaële Intervenuese u ka thënë se më 24 shtator “nuk keni bërë gjë, i keni vrarë tre veta me snajper nga distanca”, ka reaguar edhe opinionisti Ilir Mirena, duke e marrë si të mirëqenë vërtetësinë e këtyre deklaratave.

Mirena i quajti “fjalë të poshtra” të Kurtit thënë NjSI-së.

Reagimi i plotë i Mirenës:

- Nuk eshte se keni bere gje me 24 shtator, i keni vrare tre veta me snajper nga distanca,

- Lufte eshte kur vdesin shume dhe mbesin pak,

- Me vdek nje polic eshte normale qe femijet tane te jetojne te sigurt,

Keto kane qene, sipas Albanian Post, disa nga fjalet e poshtra qe Albin Kurti ua ka thene perfaqesuesve te njesive speciale.

Mbi kete logjike mundemi me mbrri me thane se askush deri me sot sen s’ka ba per Kosoven, as Hasan Prishtina, as Shaban Polluzha, as Familja Jashari, Fehmi Lladrovcin, Zahir Pajaziti, Luan Haradinajn, as Jusuf Gervalla, Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova, as Adem Demaçi, e plote e plote te tjere - askush perpos deluzionistit Albin Kurti.

E perderisa sipas tij askush sen s’ka ba, ai nuk duhet ftuar te merr pjese ne asnje ceremoni perkujtuese qe nderon heronjte e Kosoves.

Kurtin nuk eshte deshte me e lane me marr pjese as ne ceremonin e varrimit te Afrim Bunjakut…

Lajme të ngjashme