Fitore për Bidenin, demokrati Suozzi e fiton ulësen në Dhomën e Përfaqësuesve - NACIONALE

Fitore për Bidenin, demokrati Suozzi e fiton ulësen në Dhomën e Përfaqësuesve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të ShBA-së, Tom Suozzi, e ka fituar ulësen që kishte mbetur e lirë në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së pas përjashtimit të republikanit George Santos në dhjetor.

Fitorja e së martës në mbrëmje e Suozzi-t kundër rivales Mazi Pilip ua mohon republikanëve mundësinë për ta zgjeruar epërsinë e ngushtë në numrin e ulëseve në Dhomën e Përfaqësuesve, raporton televizioni BBC.

Suozzi do ta mbajë ulësen deri në përfundimin e mandatit fillestar të Santosit pas largimit të tij nga Kongresi për shkak të akuzave për mashtrim.

Gara mes Suozzi-t dhe Pilip-it u përcoll me vëmendje si ogur për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në një fjalim të fitores, që u pengua pak nga disa protestues që bënë thirrje për armëpushim në Gaza, Suozzi tha: “Kjo garë u luftua në mesin e një elektorati të përçarë ngushtë.”

Ai u përqendrua në unitet dhe shërim të dallimeve politike, duke thënë: “Është koha që të gjejmë hapësirë të përbashkët dhe të fillojmë që të japim rezultate për njerëzit e Amerikës.”

Lajme të ngjashme