Fisnik Ismaili në mesin e ofenduesve të Ganimete Musliut, e quan “lladikë”
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili duke dashur të godasë VV-në, e ka ofenduar shumë rëndë deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun.
Ndërsa gjatë gjithë ditës, rrjetet sociale janë mbushur me komente ofenduese ndaj saj, por në të njejtën kohë nuk ka munguar as mbështetja për Musliun, Ismaili, në një postim në Facebook, e ka quajtur këtë të fundit “lladikë”.
“Qesi lladikash si Ganja është mbushë Lëvizja plot. Çka po hani m** ju, se? Sa shypojat me thonj të kambës të papremë mrena i keni...”- ka shkruar Ismaili.
Kujtojmë se pas sulmeve të bëra ndaj saj, deputete Musliu ka reaguar duke shpërndarë edhe disa statuse përkrahëse që janë bërë ndaj saj. Ndërkohë që në rrjetet sociale ka nisur edhe një debat i madh mbi racizmin kulturor ndaj Drenicës, rajonin prej nga është edhe zonja Musliu.
