Financimi rus, gazetari Peka: Rama me këtë dosje ka shantazhuar Bashën për ta përjashtuar Berishën - NACIONALE

Financimi rus, gazetari Peka: Rama me këtë dosje ka shantazhuar Bashën për ta përjashtuar Berishën

1 javë më parë

nga NACIONALE

Gazetari shqiptar Çim Peka ka komentuar lajmin se PD-ja në vitin 2017 është financuar nga para ruse.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se askush nuk është në gjendje që të thotë me saktësi se çfarë ka ndodhur me këtë çështje.

Sipas tij, i qartë është vetëm fakti se më këtë dosje ambasadorja amerikane në Tiranë dhe kryeministrin Rama kanë shantazhuar ish-liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Por një gjë është e qartë, ambasadorja Kim dhe kryeministri Rama me këtë dosje kanë shantazhuar Lulzim Bashen qe ky i fundit të përjashtojë Sali Berishën. Këtu asnjëra palë nuk është e sinqertë, as amerikanët që e dinin dhe vinin në Tiranë e na thonin se do hanim barë nëse nuk pranonim Bashën për lider opozite, as Edi Rama qe ja mbylli këtë çështje në gjykatë me procedurë”, ka thënë Peka.

Sipas tij, për tu trajtuar kjo çështje me seriozitet duhet të sqarohen disa pyetje.

Është përfolur më parë edhe në media amerikane si Mother Jones. Nuk jemi në gjendje ta themi me saktësi se çfarë ka ndodhur më të vërtetë, edhe për faktin se në Shqipëri është hetuar nga prokuroria si çështje dhe është mbyllur për mungesë provash si dhe me mënyra procedurale. Nëse kjo çështje do trajtohej me seriozitet janë disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje: se pari, sa kredibel është informacioni i dhënë se fundi në media. Se dyti, nëse autoritetet amerikane e kanë pasur këtë informacion, pse nuk ja kanë kaluar autoriteteve shqiptare për ndjekje te mëtejshme. Se treti, nëse ky informacion i është kaluar autoriteteve shqiptare, a është përdorur ai nga Edi Rama jo për të çuar drejtësinë në vend, por për të shantazhuar liderin e opozitës. Se katërti, cili është roli i ambasadës amerikane në Tirane. Sa e përfshirë ka qenë ajo, çfarë ka ditur, a ja ka kaluar informacionin autoriteteve shqiptare të drejtësisë. Me shumë se shqiptarët, janë autoritetet e SHBA-ve të cilat duhet të sqarojnë shumë gjera”, ka thënë Peka.

Lajme të ngjashme