Financimet ruse në PD, Berisha: Rama mori peng Bashën me këtë dosje - NACIONALE

Financimet ruse në PD, Berisha: Rama mori peng Bashën me këtë dosje

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përsëri ka folur për financimet ruse në Partinë Demokratike.

Berisha gjatë bashkëbisedimit online me shqiptarët e Italisë, bëri përgjegjës Lulzim Bashën, duke thënë se ky i fundit u mor peng nga Edi Rama me këtë dosje.

Pasi mori të gjithë pushtete, te fundit presidentin, ashtu siç doli këto ditë ai kishte marrë peng me dosje edhe opozitën shqiptare. Në Tiranë është një tiran, një armik i egër i lirive, të cilat burojnë nga vota. Haptas ka dhunuar votën e lirë të shqiptarëve me të gjitha mekanizmat, me patronazhistët, me përdorimin e të gjitha institucioneve shtetërore, me skuqje e rrugëve të qyteteve me banda. Këto janë të faktuara. E faktuar është se ai, Bashës, pasi i kishte hapur dosjet për financime siç ka thënë vetë, financime ruse, pasi ishte zotuar para shqiptarëve se do ti shkonte deri në fund hetimin, përdori hetimin për të marrë peng kreun e opozitës", tha Berisha.

Tutje, Berisha edhe një herë deklaroi distancimin e partisë së tij nga financimet dhe lobimi rus, duke theksuar se PD e ka anëtarësuar vendin në NATO.

"PD është e para pati në Europën post komuniste që në javët e para kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. PD ishte e para që firmosi partneritetin e Shqipërisë me NATO. Anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe së bashku me qeverinë azere ka luajtur një rol në bllokimin e gazit rus dhe sjelljen e gazit nga Azerbajxhani. Nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë që në dy shekujt e fundit ka mbajtur vetëm qëndrime armiqësore", shtoi Berisha.

Lajme të ngjashme