Filozofi Blerim Latifi i del kundër Ushtrisë së Kosovës për tatuazhet
Një i ri nga Gjilani kurrë nuk do ta ishte menduar se ëndrrën e tij për të shërbyer në Ushtrinë e Kosovës, do t’i shkatërronte një tatuazh. Aq më tepër, një tatuazh (thënie) e heroit kombëtar të Kosovës, Agim Ramadani. Pasi rregullat e FSK-së thuhet se nuk e lejojnë tatuazhin, ai u përjashtua nga ushtria pak ditë pas pranimit.
Në lidhje me këtë rast, ka reaguar profesori i filozofisë, Blerim Latifi duke thënë se ushtria ka rregulla strikte, por në raste të caktuara rregullat nuk bën të cënojnë etikën e disa simboleve që i japin kuptim vetë ekzistencës dhe qëllimeve të saj.

Ermelindi Kastrati ka treguar se janë diku 12 deri në 13 persona, të cilët u larguan për të njejtën arsye.
Ermelindi nuk kishte dyshime për të ardhmen e tij, kishte vendosur të bëhej ushtarë, gjersa në krah, kishte përjetësuar duke i bërë tatoo vargjet e famshme të Agim Ramadanit.
“Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”
Ishin pikërisht këto vargje që Ermelind Kastratin e përjashtuan nga Forca e Sigurisë së Kosovës.