Fillon seanca e jashtëzakonshme, Konjufca e refuzon kërkesën e Kusari-Lilës - NACIONALE

Fillon seanca e jashtëzakonshme, Konjufca e refuzon kërkesën e Kusari-Lilës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk e ka marrë parasysh kërkesën e shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusar-Lula, e cila ka kërkuar që Kuvendi t`i vazhdojë punimet me seancën plenare deri në përfundimin e të gjitha pikave.

Kryeparlamentari i ka dhënë të drejtë shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka kërkua që të ndërpriten punimet e seancës plenare dhe të fillojë seanca e jashtëzakonshme, ku pikë e vetme e rëndit të ditës është debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Në këtë mënyrë, Konjufca ka thënë se i jep të drejt Tahirit, sepse ashtu janë pajtuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Më pas ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila është thirrur nga 40 deputetë të opozitës.

Më të filluat seanca e jashtëzakonshme, deputetët e VV-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Lajme të ngjashme